COVID 19 VACCINATION INFORMATION

You are here

Pyetje të bëra shpesh rreth Programit të Vaksinave për Pacientët (Albanian)

View this page in other languages: English |Shqip | عربى | Español | Português | Tiếng Việt

Ku po i ofron UMass Memorial Health vaksinat e COVID-19 për pacientët aktualisht?

Që nga muaji Gusht, 2021, ne po ofrojmë vaksina për COVID-19 në bazë të kufizuar për: pacientët e shtruar në spitalet tona dhe përmes një programi pilot të kufizuar në disa mjedise të zgjedhura ambulatore (për pacient të jashtëm). Ne gjithashtu po ofrojmë vaksina per COVID-19 për secilin individ që paraqitet pa takim në vendndodhjen tonë të testimit dhe vaksinimit Stop the Spread COVID-19 (Ndalo Shpërndarjen COVID 19) në Worcester.

 

Nëse e kam marrë dozën time të parë diku tjetër (jo në një vendndodhje të UMass Memorial Health), a mund të marrë dozën time të dytë në një vendndodhje të UMass Memorial Health?

Po, për sa kohë që vendndodhja e UMass Memorial ofron të njëjtën markë (p.sh. Pfizer ose Moderna) që keni marrë për dozën tuaj të parë. 

A duhet të paguaj për të bërë vaksinën?

Pacientëve nuk iu duhet të paguajnë nga xhepi për vaksinën. Sigurimi shëndetsor nuk kërkohet, por nëse jeni i siguruar, ne do të kërkojmë informacionin e sigurimit tuaj shëndetsor për qëllime administrative të faturimit.

Çfarë ndodh nëse përjetoj një reaksion negativ ndaj vaksinës ndërsa jam në klinikë?

Pas bërjes së vaksinës, të gjithë pacientët vëzhgohen nga profesionistë të ekipit mjeksor për 15 deri në 30 minuta për të diktuar reaksione të padëshiruara. Infermierët janë të pranishëm në zonën e observimit për të ndihmuar me çdo reagim.

Po nëse unë nuk flas ose nuk lexoj Anglisht?

Nëse nuk flisni ose lexoni Anglisht, ne do t'ju ofrojmë shërbime përkthimi pa asnjë kosto për ju, në gjuhën që preferoni të merrni informacionin tuaj shëndetsor.

Sa gjatë do të më kërkohet të pres pasi të bëjë vaksinën time?

Ne n’a kërkohet t'ju observojmë deri në 30 minuta pasi të jetë administruar vaksina. Ju lutemi planifikoni të qëndroni deri në 30 minuta pas vaksinimit tuaj.

Nëse nuk ndihem mire, a duhet megjithatë t’a bëj vaksinimin?

Nëse nuk ndiheni mirë, këshillohuni me mjekun tuaj të kujdesit primar nëse është apo jo e përshtatshme për ju për të bërë vaksinën në atë ditë.  

A do të kem mundësi zgjedhjeje rreth cilës vaksinë do të marrë?

Jo. Ne do t'ju japim vaksinën që kemi në dispozicion në atë kohë, e cila është e përshtatshme për moshën tuaj. Kur ofrojmë vaksinën Johnson & Johnson, ne do të kemi gjithashtu në dispozicion një nga dy vaksinat mRNA (Pfizer ose Moderna) që ju të zgjidhni si një alternativë nëse preferoni.