Ne Pyesim Sepse Kujdesemi Postë Elektronike
View this page in other languages:
Español | Português | عربى | Tiếng Việt | Kreyòl ayisyen
Të dashur Pacient të Nderuar,
UMass Memorial Health është përkushtuar për të ofruar çdo pacienti kujdesin më të mirë. Për të arritur këtë, ne duhet të kuptojmë sa më shumë që të mundemi për çdo pacient dhe jetën e tyre.
Kjo është arsyeja pse ne do t'ju pyesim juve - dhe të gjithë pacientët tanë - më shumë pyetje në lidhje me racën, përkatësinë etnike, gjuhën, orientimin seksual, identitetin gjinor, paaftësinë dhe faktorët socialë të shëndetit: për të na ndihmuar t'ju njohim më mirë dhe të sigurojmë që ne po përmbushim nevojat tuaja.
Ne e dimë se në mbarë vendin, njerëzit kanë diferencime të pabarabarta në kujdesin e tyre shëndetësor bazuar në këto kategori. Në UMass Memorial, ne duam të bëjmë maksimumin tonë për të eleminuar këto diferencime dhe të sigurojmë që çdo pacient të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm.
Nëse keni llogarinë myChart, ju lutemi lidhuni tani dhe përditësoni informacionin tuaj personal. Nëse aktualisht nuk keni një llogari myChart, mësoni më shumë rreth myChart dhe se si të regjistroheni.
Çfarë do që ju ndani ruhet në kartelën tuaj mjekësore. Është informacion privat dhe i mbrojtur me ligj. Ju nuk jeni të detyruar t'u përgjigjeni këtyre pyetjeve. Është zgjedhja juaj.
Ne do t'ju kërkojmë gjithashtu të përditësoni të dhënat tuaja personale kur të vini në UMass Memorial Health për një takim apo qëndrim në spital.
Ne pyesim sepse kujdesemi për ju dhe për të gjithë pacientët tanë. Mësoni më shumë këtu.
Faleminderit që na ndihmoni per t’ju ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm.
Sinqerisht,
Arvin Garg, MD, MPH
Zëvendës Shefi i Cilësisë për Barazinë Shëndetësore
UMass Memorial Health