Na ndihmoni që t'ju ndihmojmë të qëndroni të shëndetshëm në vitin e ri
View this page in other languages: English | عربى | Español | Português |Tiếng Việt
Qëndroni me ne kundër COVID-19.
Në UMass Memorial Health, ne jemi të dedikuar të sjellim shëndetin dhe shërimin te ju, komunitetit tonë. Kjo është cfarë ne përfaqsojmë. Ne ngrihemi kundër dhimbjes dhe pandemive. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur pacientët tanë, punonjësit tanë dhe komunitetin tonë nga dëmi i COVID-19. Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, ne vazhdojmë të shohim kaq shumë sëmundshmëri dhe vdekje të evitueshme të shkaktuara nga kjo pandemi e tmerrshme.
Ne nuk mund të kemi sukses pa ju.
Spitalet tona janë të mbingarkuara me pacientë, shumë prej tyre të sëmurë rëndë. Pandemia e COVID-19 ka tensionuar aftësinë tonë për t'ju ofruar juve dhe të dashurve tuaj kujdesin e menjëhershëm që mund t'ju nevojitet. Çdo ditë, përmes vrullit të pacientëve me COVID-19, ne po punojmë pa reshtur për t'u kujdesur për pacientët që vuajnë nga goditjet cerebrale, infarktet në zemër, kancer dhe aksidentet me makinë. Nuk është e përballueshme.
COVID-19 po kërcënon seriozisht aksesin tuaj në kujdesin shëndetësor dhe ne nuk mund t'i japim fund pandemisë vetëm. Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj për të ndaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Kaq shumë është në rrezik.
Ne kemi nevojë urgjente për ju të:
- Vaksinoheni dhe të merrni dozën përforcuese.
- Vendosni maskë – edhe nëse jeni i vaksinuar – dhe të mbani distancë sociale.
- Bëni testin për COVID-19 sa herë që ndiheni të sëmurë.
- Inkurajoni njerëzit që doni të bëjnë të njëjtën gjë.
Ne e dimë që këto janë kohë sfiduese. Qëndroni së bashku me ne kundër COVID 19, në mënyrë që ne të vazhdojmë t'ju ofrojmë juve kujdesin që nevojitet kur të keni nevojë.
Me sinqeritet,
Eric Dickson, MD President dhe CEO UMass Memorial Health |
Michael Gustafson, MD President UMass Memorial Medical Center |
Shlomit Schaal, MD, PhD President UMass Memorial Medical Group
|
Doug Brown President UMass Memorial Community Hospitals |
Edward Moore President UMass Memorial Health – Harrington |
Steve Roach President UMass Memorial Health – HealthAlliance-Clinton Hospital and UMass Memorial Health – Marlborough Hospital |
Tamara Lundi President UMass Memorial Health – Community Healthlink |
|