Programi I Asistencës Financiare Përmbledhje e Rregullores
Përmbledhje
Është rregullorja e UMass Memorial Health (“UMMH”) që të ofrojë kujdes falas apo me kosto të reduktuar për pacientët me nevojë financiare të verifikuar, që të ofrojë kujdes të nevojshëm nga ana mjekësore, kujdes urgjent ambulator apo kujdes në Departamentet e Emergjencës në të gjitha vendndodhjet e spitaleve të mëposhtme: Qendra Mjeksore UMass Memorial, UMass Memorial - Spitali Clinton, UMass Memorial - Spitali Health Alliance, UMass Memorial - Spitali Marlborough, UMass Memorial - Spitali Harrington dhe UMass Memorial- Qendra Mjekësore Rajonale e Milford. UMMH ofron disa opsione për të reduktuar kostot nga xhepi për pacientët me nevojë financiare të verifikuar, përfshirë ndihmën për pacientët për t’u regjistruar në programin e sigurimit shëndetësor Health Safety Net dhe Programe të tjera sigurimesh, të sponsorizuara nga Commonwealth of Massachusetts, përfshirë reduktimin e menjëhershëm të pagesës, plane pagese, dhe Programin e Asistencës Financiare të UMMH të përshkruar më poshtë. Për më tepër, UMass Memorial Medical Group ofron një program të veçantë ndihme financiare bazuar në tarifë të ndryshueshme për shërbim sipas aftësisë së pacientit për të paguar.
Si Mund të Kualifikoheni
Ndihma financiare është në dispozicion për pacientët dhe anëtarët e familjes së tyre me të ardhura shtëpiake më pak se 600% e udhëzimeve federale për nivelin e varfërisë. Nëse kualifikoheni, nuk do të faturoheni më shumë se shuma që iu faturohet përgjithësisht pacientëve të mbuluar me sigurim shëndetsor.
Për të përcaktuar nëse kualifikoheni, duhet të:
- aplikoni për çdo program shtetëror apo qeveritar për asistencë mjekësore për të cilin mund të kualifikoheni.
- plotësoni, firmosni dhe vendosni datën në Programin e Asistencës Financiare.
- paraqisni verifikimin e të gjithë të ardhurave të familjes.
- ktheni aplikatën tuaj të kompletuar në Departamentin e Këshillimit Financiar.
Si të Aplikoni
Kontaktoni Departamentin e Këshillimit Financiar për pacientin, për të kërkuar, pa pagesë, një kopje në letër të Rregullores së Asistencës Financiare, Kreditit dhe Mbledhjes së Pagesave, formularin e Asistencës Financiare dhe udhëzimet se si ta plotësoni atë. Kjo kërkesë mund të bëhet me telefon, në person apo me postë elektronike (email).
Informacioni i kontaktit për këshillimin financiar të pacientëve të Qendrës Mjekësore UMass Memorial:
- Telefoni: 508-334-9300
- Email: needinsurance@umassmemorial.org
- Adresa: 67 Millbrook Street, MA 01606