You are here

Colonoscopy and Colorectal Cancer (Albanian)

View this page in other languages:
English | عربى Español | Português Tiếng Việt

Cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut për kancerin kolorektal?

Disa faktorë rreziku janë të lidhur me regjimin e jetesës dhe mund të ndryshohen. Të tjerat janë gjenetik dhe nuk mund të ndryshohen.  

Faktorët që ju mund të ndryshoni:

  • Pesha: mbipeshë dhe obeze
  • Aktiviteti: jo fizikisht aktiv
  • Dieta: e pasur në mish të kuq ose të procesuar 
  • Pirje Duhani: pirje duhani e shpeshtë  
  • Alkoholi: përdorim i rëndë i alkoholit 

Faktorë që nuk mund t'i ndryshoni:

  • Mosha: personat mbi moshën 50 vjeç 
  • Histori personale ose familjare të polipeve kolorektale ose kancerit
  • Histori personale e sëmundjes inflamatore të zorrëve
  • Prejardhja e racës dhe etnike: Njerëzit me origjinë Afrikano-Amerikanë ose Hebrenj
  • Diabeti: Personat me diabet të Tipit 2

Të kesh një faktor të lartë rreziku nuk do të thotë që do të sëmuresh nga kanceri kolorektal. Shumë njerëz që preken nga kanceri kolorektal nuk kanë ndonjë faktor të lartë rreziku.