Programi I Asistencës Financiare Përmbledhje E Rregullores
Shiko këtë faqe në gjuhë të tjera:
English | Español | Português | العربية | Tiếng Việt | Kreyòl Ayisyen
Është rregullorja e UMass Memorial Health (“UMMH”) që të ofrojë kujdes falas apo me kosto të reduktuar për pacientët me nevojë financiare të verifikuar, që të ofrojë kujdes të nevojshëm nga ana mjekësore, kujdes urgjent ambulator apo kujdes në Departamentet e Emergjencës në të gjitha vendndodhjet e spitaleve të mëposhtme: UMass Memorial Medical Center, UMass Memorial Health – HealthAlliance-Clinton Hospital, UMass Memorial Health – Harrington Hospital, dhe Milford Regional Medical Center.
Ne ofrojmë disa mundësi për të ulur kostot nga xhepi për pacientët me nevojë të demonstruar financiare, duke përfshirë ndihmën ndaj pacientëve për t'u regjistruar në programin Health Safety Net dhe programe të tjera sigurimi, të sponsorizuara nga Komonuelthi i Massachusetts, zbritje të menjëhershme page, plane pagese dhe Programin e Ndihmës Financiare të Shëndetit UMass Memorial. Përveç kësaj, Grupi Mjekësor UMass Memorial ofron një program të veçantë ndihme financiare me një tarifë rrëshqitëse.
Si Mund të Kualifikoheni
Ndihma financiare është në dispozicion për pacientët dhe anëtarët e familjes së tyre me të ardhura shtëpiake më pak se 600% e udhëzimeve federale për nivelin e varfërisë. Nëse kualifikoheni, nuk do të faturoheni më shumë se shuma që iu faturohet përgjithësisht pacientëve të mbuluar me sigurim shëndetsor.
Për të përcaktuar nëse kualifikoheni, duhet të:
- aplikoni për çdo program shtetëror apo qeveritar për asistencë mjekësore për të cilin mund të kualifikoheni.
- plotësoni, firmosni dhe vendosni datën në Programin e Asistencës Financiare.
- paraqisni verifikimin e të gjithë të ardhurave të familjes.
- ktheni aplikatën tuaj të kompletuar në Departamentin e Këshillimit Financiar.
Na Kontaktoni
Për më shumë informacion, ose për të kërkuar pa pagesë një kopje të shtypur të Politikës së Ndihmës Financiare dhe të Kreditimit dhe Mbledhjes, aplikimit për Ndihmë Financiare dhe udhëzimeve se si ta plotësoni atë, ju lutemi të na kontaktoni me telefon, personalisht ose me email:
UMass Memorial Health Financial Counseling Department
67 Millbrook Street
Worcester, MA 01606
Phone: 508-334-9300
Email: needinsurance@umassmemorial.org