You are here

Cfarë Duhet Të Dini Rreth Takimit Tuaj Të Vaksinimit (Albanian)

View this page in other languages: English |​ Shqip | عربى | Español | Português | Tiếng Việt

  • Në qoftë se nuk ndiheni mirë në ditën e takimit tuaj, konsultohuni me mjekun tuaj të kujdesit primar rreth nëse është apo nuk është e përshtatshme për ju që të merrni vaksinën atë ditë.
  • Do t'ju kërkohet të përdorni solucion sanitizues për duart, duhet patjetër të vishni maskë dhe të ruani distancën sociale gjatë gjithë kohës.
  • Ne duhet që t'ju vëzhgojmë deri në 30 minuta pasi të jetë administruar vaksina. Ju lutemi planifikoni të qëndroni deri në 30 minuta pas vaksinimit tuaj.
  • Ju lutemi mos sillni njeri me vete, përfshirë fëmijët.
  • Pacientëve me aftësi të kufizuara do t'u lejohet një person i caktuar për mbështetje.
  • Nëse nuk flisni ose lexoni anglisht, ne do t'ju ofrojmë shërbime përkthimi pa asnjë kosto për ju në gjuhën që preferoni të merrni informacionin tuaj shëndetësor.
  • Do të kërkohet të hyni në ndërtesë për të marrë vaksinën tuaj. Ne nuk do të administrojmë vaksina ndërsa jeni duke qëndruar në makinat tuaja “drive thru”.
  • Ju nuk do të jeni në gjendje të zgjidhni se cilën vaksinë do të merrni; vaksina që merrni (p.sh. Moderna / Pfizer) do të bazohet në disponueshmërinë që kemi. Faqet me të dhëna të vaksinave Moderna dhe Pfizer janë në dispozicionin tuaj për shqyrtim që përpara në kohe.