Kampusi Memorial

View this page in other languages:
English | Español | Português | Tiếng Việt  | عربى | Creole 

Për t'u lidhur me të gjitha kampuset e Qendrës Mjekësore, telefononi, 508-334-1000.

Parkimi është në dispozicion me një tarifë për orë në zonën e parkimit të pacientëve/vizitorëve. 

Vetë-parkim I Aksesueshëm

Vetë-parkimi i aksesueshëm është në dispozicion në garazhin e parkimit të pacientëve/vizitorëve që ndodhet anash rrugës Belmont; në zonën e parkimit të Jaquith që ndodhet në Oak Ave; dhe në  Peter Levine Building  në garazhin e brendshëm , si dhe jashtë hyrjes së Peter Levine në nivelin 1, që ndodhet në rrugën Kendell. Në dispozicion për një tarifë ditore fikse. Për të marrë një tarifë ditore fikse për vetë-parkim prej 3 $, ju lutemi pyesni klinikën tuaj ose vizitoni ekipin e asistentëve të parkimit, valet, në Hyrjen Kryesore, Main Entrance, ose në Hyrjen Jugore, South Entrance, ju lutemi shihni më poshtë për orët e punës për asistentët e parkimit.

Parkim me Asistent (Valet)

Parkimi me valet ofrohet me një tarifë ditore fikse, një tarifë e reduktuar ditore prej 4 dollarësh është në dispozicion për ata me një pankartë të vlefshme për parkim të aksesueshëm të lëshuar nga shteti, në vendet e mëposhtme:

  • Hyrja kryesore, Main Entrance - 5:30 am deri në 8:30 pm, nga e Hëna në të Premte; 8 am deri në 8:30 pm, fundjavë dhe festa
  • Hyrja Jugore, South Entrance - 8 am deri në 5 pm, nga e Hëna në të Premte, të mbyllur për fundjavë dhe festa

Për pyetje në lidhje me parkimin e pacientit/vizitorit telefononi, 508-334-6546.

Adresa: 

119 Belmont Street
Worcester, MA 01605
United States